Speeches Shim
Sante Fruit, një kompani relativisht e re dhe e suksesshme e pemëve të imëta, vendosi t'u japë 20 të diplomuarve të rinj të Kosovës një mundësi për të mësuar duke punuar. Ideja për të përfshirë studentë në fermën e pemëve të imëta të mbështetur nga USAID-i filloi me të diplomuarën e kohëve të fundit, Verina Krasniqi, e cila ishte bashkuar me kompaninë disa muaj më parë si një agronome e re. Ajo vërejti se shumë kultivues kanë nevojë për ndihmë në punën e përditshme ose sezonale në fermë. Ndërkohë, ajo e dinte që studentët e bujqësisë gjithmonë kërkojnë një mundësi për të zbatuar njohuritë teorike nga studimet e tyre në praktikë.
"Bujqësia bëhet në fushë dhe pikërisht kjo i mungon sistemit tonë arsimor. Si një agronome tashmë e punësuar, unë desha t'u jepja kolegëve të mi atë mundësi të cilën e ëndërroja si studente - dhe kjo është të mësosh bujqësinë në fushë," shpjegoi Verina.
E mbështetur nga bashkëpronari i fermës, ajo mori miratimin e Dekanit të Departamentit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës dhe së shpejti e gjeti veten duke organizuar 20 praktikantë në katër grupe me pesë studentë. Gjatë gjithë muajit mars, pasi Kosova kishte filluar të mbyllet për të parandaluar përhapjen e COVID-19, kjo fermë plot gjallëri e pemëve të imëta ka punuar në mënyrë dinamike për të trajnuar praktikantët në krasitjen dhe mbjelljen e boronicave, menaxhimin e barojave të këqija dhe praktikat e ujitjes duke ruajtur distancimin shoqëror.
Hana Boshnjaku, një praktikantë 24-vjeçe, shpjegon se si ajo dëgjoi se boronica nuk është një kulturë interesante për fermerët vendas për t'u kultivuar. Megjithatë, kjo ndryshoi kur ajo erdhi në pemishte. Ajo u interesua shumë për boronicat pasi pa të gjitha llojet e kultivuara në fermë. Si ferma ashtu edhe pronari i saj i lanë asaj një përshtypje të paharrueshme. "Mbeta e magjepsur me fermën, kulturën dhe pronarin ambicioz. Mund të thuash që ai kishte hulumtuar gjithçka që duhej të dinte për boronica. Puna e tij e vazhdueshme që e bënte çdo ditë ishte me të vërtetë motivuëse për ne praktikantët. Kjo më bëri të besoj se edhe unë mund të arrij ëndrrat e mia nëse punoj shumë," tha Hana.
Bashkëpronari i Sante Fruit, Yll Hoxha, 36 vjeç, një sipërmarrës i ri dhe ambicioz i bujqësisë, e pa vlerën e ofrimit të praktikës për studentë. "Me sjelljen e të diplomuarve të rinj krijuam një situatë të favorshme për të gjitha palët, duke mbushur boshllëkun midis të diplomuarve dhe agrobizneseve," tha Ylli.
Deri në vitin 2016, fermerët e Kosovës po kultivonin boronica komerciale në një sipërfaqe modeste prej 20 hektarësh, duke përfshirë vetëm 15 kultivues. Sot, me ndihmën e USAID-it, kjo sipërfaqe kultivuese është rritur në gjithsej 50 hektarë, në gjashtë zona të ndryshme prodhimi, duke përfshirë 20 kultivues. Me nismën e Verinës, një fermë moderne e pemëve të imëta në Kosovë nuk prodhon vetëm boronica, por edhe gjeneratën e ardhshme të agronomëve të Kosovës.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.