FËMIJËT E KOSOVËS KTHEHEN NË SHKOLLË NË MËNYRË TË SIGURTË

Speeches Shim

E martë, 13 Tetor, 2020
Dorëzimi i pakove mbrojtëse në shkollat e Gjilanit. Majtas: Murat Shahin, Përfaqësues i UNICEFit, Lutfi Haziri, Kryetar i Gjilanit dhe Ken Kollins, u.d. Zëvendës Drejtor i Misionit të USAIDit.
UNICEF për USAID

Anembanë Kosovës, fëmijët dhe të rinjtë po i kthehen shkollës në mënyre të sigurtë. Qoftë duke vijuar mësëmin përmes prezencës fizike në klasë, qoftë virtualisht apo edhe në mënyrë hibride, fëmijëve dhe të rinjve po u duhet të adaptohen dhe të navigojnë normalitetin e ri të kthimit në shkollë gjatë një pandemie globale. Atyre që vijojnë orët e mësimit duke qenë prezent në klasë u kërkohet të kenë të vendosura maskat, të mbajnë distancë të sigurtë dhe të lajnë duart. Në ndihmë të përgatitjes së këtyre ndryshimeve për t’u kthyer prapa në shkollë, USAID-i, përmes partneritetit të tij me UNICEF-in, dhuroi pako higjienike për 660 shkolla në të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe pajisje mbrojtëse personale kundër COVID-19 për më shumë se 10,000 nxënës dhe mësimdhënës në mbarë vendin.

Më 29 shtator, ushtruesi i detyrës së Zëvendës Drejtorit të misionit të USAID-it, Ken Collins, u dorëzoi pako me pajisje mbrojtëse mësimdhënësve dhe nxënësve të klasëve të para nga Gjilani dhe fshati Shillovë. Në Gjilan, atë e shoqëruan Kryetari i Komunës Haziri dhe drejtori, mësimdhënësit dhe nxënësit e klasëve të para të shkollës fillore "Selami Hallaqi." Në mbarë Kosovën, 2,200 mësimdhënës dhe 7,700 nxënës të klasëve të para do të marrin komplete me mjete mbrojtëse nga partneri i USAID-it UNICEF-i, të cilat përmbajnë një mburojë fytyre, maska, dezinfektues për duar, një bllok shënimesh dhe një çantë shpine me mesazhe mbi atë se si duhet parandaluar COVID-19. Ushtruesi i detyrës së Zëvendës Drejtorit të misionit, Ken Collins, vizitoi gjithashtu edhe një shkollë në fshatin Shillovë ku mësimi zhvillohet në gjuhën serbe, për t’u shpërndarë kompletet nxënësve dhe mësimdhënësve.

Ushtruesi i detyrës së Zëvendës Drejtorit të misionit Ken Collins lavdëroi përkushtimin dhe punën e palodhshme të drejtorëve dhe mësimdhënësve të shkollave si dhe shprehu mirëkuptim për sfidat me të cilat përballen ata duke arsimuar fëmijët gjatë një pandemie globale. “Është një përgjegjësi e madhe të arsimosh brezin e ardhshëm, sidomos kur një pandemi globale nuk u’a bën punën aspak më të lehtë. Faleminderit edhe një herë, për përkushtimin tuaj dhe punën e palodhshme,” tha Ken Collins me rastin e dorëzimit të kompleteve.

Kjo ndihmë është pjesë e një pakoje të ndihmës në vlerë prej 1.6 milion dollarësh amerikan që është vënë në dispozicion përmes USAID-it për të mbështetur Kosovën në luftën kundër COVID-19, dhe përfshin mijëra komplete higjienike, si për qendrat shëndetësore ashtu edhe familjet më të rrezikuara të Kosovës në të gjitha 38 komunat, skanues të temperaturës në tetë vendkalime kufitare të Kosovës, përfshirë aeroportin e Prishtinës, dhe pajisje laboratorike për testim me metodën PCR.