GJYKATAT E KOSOVËS VAZHDOJNË PUNËN PËR EFIKASITET TË SHTUAR TË NISUR ME ASISTENCË NGA USAID

Speeches Shim

E enjte, 24 shtator, 2020
Pjesëtar i ekipit për zvogëlimin e lëndëve të vjetra
DPI Millenium për USAID

Përgjatë katër viteve të fundit, USAID-i angazhoi në sistemin gjyqësor të Kosovës gjithsej pesëmbëdhjetë Zyrtarë Ligjorë për Zvogëlimin e Lëndëve të Vjetra (ZLZLV), të cilët shërbyen në degët e gjykatave themelore dhe në Gjykatën e Apelit.  Që nga fillimi i programit, theksi kryesor i punës së tyre kanë qenë përfshirja në gjykata e pilot-koncepteve të shqyrtimit të hershëm të lëndëve dhe zvogëlimi i numrit të lëndëve të vjetra.  ZLZLV-të e kanë zvogëluar numrin e lëndëve të vjetra nëpër gjykatat themelore të Kosovës me mbi 80 për qind.

Në Kosovë shpeshherë mendohet se efikasiteti i gjykatës do të ngritet me rritjen e numrit të gjyqtarëve.  Sidoqoftë, efektiviteti që ka shfaqur programi në trajtimin e lëndëve të vjetra ka demonstruar se në efikasitetin e gjykatave të Kosovës nuk kontribuon vetëm numri i gjyqtarëve, por çelësi qëndron tek puna e bashkëpunëtorëve profesional.  Andaj, institucionet gjyqësore të Kosovës, përmes procesit meritor, punësuan 13 prej ZLZLV të USAID-it që të vazhdojnë punën e tyre të rëndësishme në shqyrtimin e lëndëve. Ky hap siguroi që njohuritë dhe aftësitë e ZLZLV-ve në transferohen nëpër gjykata në mënyrë efektive.

Shqyrtimi i hershëm i lëndëve nga ZLZLV tani është institucionalizuar brenda gjykatave të Kosovës dhe po kontribuon drejtpërdrejt në efikasitetin e gjykatave përmes zvogëlimit të vazhdueshëm të lëndëve të vjetra civile dhe penale. Puna e ZLZLV-ve është iniciativë e realizuar përmes Programit të USAID-it për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë.