FRANSHIZIMI SI MODEL I BIZNESIT NË KOSOVË

Speeches Shim

E mërkurë, 23 Dhjetor, 2020
Ardian Hoxha, themelues i një franshize gjatë prezentimit
Aktiviteti i USAID-it për Qeverisje Ekonomike [Chemonics]

Më 12 nëntor 2020, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, me mbështetjen e aktivitetit të USAID-it Qeverisja Ekonomike, mbajti një panel diskutimi virtual me përfaqësues të themeluesve/shitësve të franshizave në Kosovë në njërën anë dhe shfrytëzuesve/blerësve të tyre në tjetrën. Forumi virtual theksoi vlerën e franshizimit si model biznesi me potencial të madh për ndërmarrësit e rinj në Kosovë. Në mesin e panelistëve ishin shfrytëzuesit e franshizave Burger King dhe KFC si dhe një shfrytëzues i franshizës së kompanisë turke SushiCo, i cili njëkohësisht është edhe pronar i franshizës kosovare Green & Protein. Panelistët ofruan informata nga dora e parë mbi përparsitë dhe sfidat e franshizimit, diskutuan rreth mësimeve të nxjerra gjatë themelimit dhe operimit të franshizave në Kosovë, si dhe përshkruan përpjekjet që po bëjnë themeluesit e franshizave në Kosovë për t'u zgjeruar në tregjet e huaja.

Bazuar në përvojën e tij si themelues por njëherit edhe shfrytëzues i një franshize, pronari i Green & Protein dhe SushiCo Ardian Hoxha, i cili gjithashtu ishte edhe moderator i diskutimit, inkurajoi ndërmarrësit të kërkonin mundësi shtesë për franshizim. Si ai ashtu edhe Shkumbin Muçolli, që përfaqësojnë Burger King-un, vunë në dukje se franshizimi mundëson zhvillimin e shkathtësive të fuqisë punëtore përmes sigurimit të trajnimeve të strukturuara të personelit dhe futjen e strukturave më efiçente të ndërmarrjeve.

Në ekonomitë në zhvillim, franshizimi ka efekte të rëndësishme të bartjes së mëtejme, të njohura si “spillover” efekte. Ai zgjëron preferencat e konsumatorëve dhe ngritë pritshmëritë, duke rritur kështu gamën dhe cilësinë e mallrave dhe shërbimeve të disponueshme në treg. Menaxhuesi i Përgjithshëm i KFC-së Ermal Bajrami deklaroi, “Franshizimi ofron përfitime të drejtpërdrejta dhe indirekte për ekonominë e Kosovës. Ai rrit cilësinë e produkteve në përgjithësi, duke avancuar njëkohësiaht zhvillimin e fuqisë punëtore në Kosovë.”

Shembujt praktik, të suksesshëm, të biznesit vendor, si këta themelues dhe shfrytëzues të franshizave, mund t’i inkurajojnë dhe motivojnë ndërmarrësit potencial në Kosovë për t’u bërë prijës të rritjes së ardhshme ekonomike të vendit dhe zhvillimit të biznesit. Një sektor privat i zhvilluar dhe i qëndrueshëm, i cili mëson nga përvojat e tij, është thelbësor për zhvillimin ekonomik të Kosovës.