Press Release Shim
Speeches Shim
Për Shpërndarje të Menjëhershme
Prishtinë, 13 Maj 2019 – Javën e kaluar, USAID-i prezantoi Udhëzuesin shumë të nevojshëm për Procedurën Kontestimore në të Drejtën Civile. Ai ofron informata praktike që do t’u ndihmojnë gjyqtarëve të procedojne lëndët civile nga dorëzimi i tyre deri tek zgjidhja përfundimtare, pa vonesa, në mënyrë të drejtë dhe brenda kohës së duhur. Udhëzuesi është hartuar nga ekspertët e projektit dhe gjyqtarët dhe kombinon udhëzimet teknike me këshilla praktike dhe shembuj.
Përveç kësaj, USAID-i botoi edhe një Përmbledhje të Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Supreme në Kontestet e të Drejtave Pronësore. Kosova ende ka nevojë për praktika të unjësuara gjyqësore në të gjithë vendin me qëllim të ndërtimit të besimit në sektorin e drejtësisë, dhe publikimi i Udhëzuesit dhe Përmbledhjes do të ndihmojë në forcimin e uniformitetit të praktikave të gjykatave i cili do të ndihmojë në ndërtimin e besimit në gjyqësor. Besueshmëria në sistemin e drejtësisë është e nevojshme jo vetëm për ndarje të drejtësisë por edhe për prosperitetin ekonomik të Kosovës.
Kopjet e shtypura të udhëzuesve dhe u janë shpërndarë gjyqtarëve për t’i përdorë si instrumente të referimit. Ato gjithashtu janë publikuar në faqet e internetit të KGjK-së dhe Gjykatës Supreme në format digjital lehtësisht të kërkueshëm, si në gjuhën shqipe ashtu edhe atë serbe, në mënyrë që të gjithë juristët, përfshirë personelin e gjykatave, bashkëpunëtorët ligjorë dhe avokatët, t’i kenë ato në dispozicion.
Publikimi i këtyre udhëzuesve ishte rezultat i një përpjekjeje të përbashkët të dy aktiviteteve të USAID-it – Programit të Forcimit të Sistemit të Drejtësisë dhe atij për të Drejtat Pronësore. Udhëzuesit mund të shkarkohen në:
Udhëzuesi i Procedurës Kontestimore dhe Përmbledhja e Praktikës Gjyqësore të Gjykatës Supreme në Kontestet e të Drejtave Pronësore
# # #
Në emër të popullit amerikan, USAID-i promovon dhe demonstron vlerat demokratike jashtë vendit dhe punon në avancimin drejt një bote më të lirë, më paqësore dhe më të prosperueshme. Në mbështetje të politikës së jashtme të Sh.B.A.-ve, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar udhëheqë ndihmën ndërkombëtare të Qeverisë së SHBA-ve dhe asistencën në rastet e fatkeqësive përmes partneriteteve dhe investimeve të cilat shpëtojnë jetëra, zvogëlojnë varfërinë, forcojnë qeverisjen demokratike dhe u ndihmojnë njerëzve që të dalin nga kriza humanitare dhe të përparojnë deri në atë masë sa të mos kenë më nevojë për ndihmë.
Njoftime për Shtyp mbi Temën
- Qeveria e Sh.B.A.-së vazhdon me përkushtimin e saj për të mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt vetqëndrueshmërisë
- USAID-i OBLIGON 500,000 DOLLARË AMERIKAN MJETE SHTESË PËR TË MBËSHTETUR MASAT PARANDALUESE NDAJ COVID-19 NË KOSOVË
- USAID-i kontribon 1.1 milion dollarë amerikan në mbështetje të masave që po merr Kosova kundër përhapjes së mëtejme të COVID-19
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.