Vullnetari i vitit vë theksin në pjesëmarrjen qytetare të të rinjve

Speeches Shim

E premte, 3 maj, 2019
Video inçizimi i vullnetarëve i emetuar gjatë ceremonisë
Ardian Kurtolli, USAID

Programi i USAID-it Lidershipi Transformues (TLP) – komponenta Korpusi i Qytetarëve, ka mbajtur më 25 prill ngjarjen vjetore të tretë me radhë "Vullnetari i Vitit." Evenimenti "Vullnetari i Vitit" u shprehë mirënjohje të diplomuarve të programit TLP që kanë ushtruar një ndikim të jashtëzakonshëm pozitiv në komunitetet e tyre dhe vazhdojnë të promovojnë angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen e të rinjve të Kosovës. Në edicionin e sivjetëm të kësaj ngjarjeje, organizatorët shpallën Korab Vranovcin si "Vullnetar të Vitit." Z. Vranovci, i cili ka përfunduar studimet e nivelit master në gjeografi në Universitetin e Arkansasit, u nderua për punën e tij në politikat e shfrytëzimit të tokës dhe aplikimin e GIS (Sistemit të Informacionit Gjeografik) në koordinim me Komunën e Mitrovicës Veriore dhe Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno, pasi uroi të gjithë vullnetarët e TLP-së, shprehu kënaqësinë e saj me përpjekjet e tyre të vazhdueshme duke theksuar se mbetet "krenare për faktin se vullnetarët e TLP-së po udhëheqin dhe frymëzojnë një pranim në rritje e sipër të angazhimit në baza vullnetare në gjthë vendin."Si pjesë e aktiviteteve të saj, komponenta Korpusi i Qytetarëve mbështet të rinjtë kosovar në përfundimin e studimeve të nivelit pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa kërkon nga ata 400 orë punë vullnetare brenda dy viteve pas diplomimit dhe kthimit të tyre në Kosovë. Deri më sot, 168 të diplomuar kanë shërbyer si vullnetarë, disa nga ta në një numër organizatash të ndryshme.