SFIDA #TRASHTAG PËRSHKON PERSONELIN E AMBASADËS SË Sh.B.A.-ve NË PRISHTINË

Speeches Shim

E premte, 3 maj, 2019
Personeli i misionit të USAID-it në Kosovë i bashkangjitet sfidës #TrashTag
Ardian Kurtolli, USAID

Personeli i misionit të USAID-it në Kosovë shënoi Ditën e Tokës duke marrë pjesë në sfidën #TrashTag dhe mbledhjen e mbeturinave pranë stacionit hekurudhor të Prishtinës. Personeli mbush gati 40 thasë me mbeturina dhe ricikloi disa thasë me shishe të plastikës për të mbështetur sektorin në rritje e sipër të riciklimit në Kosovë si dhe përpjekjet vendore për zvogëlimin e ndotjes. Përveç USAID-it, në këtë sfidë morën pjesë edhe pjestarë të tjerë të personelit të Ambasadës së Sh.B.A.-ve në Prishtinë, me ç'rast  shumë grupe publikuan fotografitë e bëra nëpër llogaritë zyrtare të rrjeteve sociale të Qeverisë së Sh.B.A.-ve. Kjo sfidë, e cila paraqet një lëvizje globale për pastrimin e mjediseve të ndotura, inkurajon njerëzit që të bëjnë fotografi para dhe pas me qëllim të dokumentimit të përpjekjeve të bëra në këtë drejtim.