Komiteti Drejtues për të Drejtat pronësore cakton prioritetet

Speeches Shim

E premte, 3 maj, 2019
Kopje e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore
Xheraldina Cernobregu, USAID

Për shumë vite, qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e mungesës së një kuadri efikas dhe gjithëpërfshirës të të drejtave pronësore. Qasja e vështirë në titullin mbi pronën dhe paqartësitë e lidhura me të, praktikat e ndryshme ligjore dhe procedurat gjyqësore të stërzgjatura dekurajojnë investimet vendëse dhe të huaja. Gratë shpesh nuk e regjistrojnë pronën në emër të tyre, ndërsa normat shoqërore tradicionale i inkurajojnë ato që të heqin dorë nga trashëgimia e tyre në favor të trashëgimtarëve meshkuj. Rrjedhimisht, një numër joproporcionalisht i vogël i grave posedojnë pronë në Kosovë, duke krijuar pasoja të gjera për përfshirjen ekonomike, shoqërore dhe politike të grave.

Për të mbështetur evoluimin e regjimit të të drejtave pronësore të Kosovë në vitet e fundit, Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno i'u bashkëngjit më 25 prill Ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri për të shënuar takimin e parë të Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore (SKDP). Komiteti, i cili përbëhet nga përfaqësues të 13 institucioneve qeveritare, mbikëqyr zbatimin dhe ndryshimet në SKDP, dhe lehtëson koordinimin midis palëve të interesuara. Në takim, anëtarët e komitetit prioritarizuan aktivitetet për vitin 2019, shqyrtuan lidhjet me Programin kombëtar të Reformës Ekonomike dhe përditësuan planin e veprimit.
Gjatë pesë viteve të fundit, Programi i USAID-it për të Drejtat Pronësore (PRP), i cili u mbyll zyrtarisht në prill 2019, mbështeti Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e SKDP dhe Planit të Veprimit të SKDP-së – dy pikëarritje madhore në institucionalizimin e një kuadri më përfshirës dhe modern të të drejtave pronësore. Në kuadër të PRP-së, USAID-i adresoi një numri të madh çështjesh që kanë të bëjnë me pronën, duke përfshirë rishikimin e legjislacionit, promovimin e trajtimit më të mirë të lëndëve pronësore në gjykata dhe ngritjen e nivelit të vetëdijes tek qytetarët.