TË RINJTË E KOSOVËS LIDHIN QYTETARËT LOKAL ME PRODHUESIT LOKAL GJATË PANDEMISË

Speeches Shim

E premte, 8 maj, 2020
Çdo mëngjes Petri dhe ekipi i tij shpërndajnë artikuj ushqimor
USAIDKosovo

Kur PetrI dhe një grup i të rinjve të Graçanicës aplikuan për biçikleta vitin e kaluar, në kudër të një projekti turistik për komunitetin e tyre, atyre fare nuk u shkoi mendja se brenda një viti do të përdorin të njëjtat biçikleta për të bërë dërgesa të porosive gjatë një pandemie globale.

“Vitin e kaluar ne po bënim turizëm me biçikleta, ndërsa tani turizmi është një nga veprimtarite më të prekura. Prandaj, dëshirojmë t'i përdorim biçikletat në ndonjë mënyrë tjetër," shpjegon Petri, një i ri aktiv nga Graçanica që ka përfituar nga programet e lidershipit rinor të financuara nga USAID-i. Si pjestar i një organizate lokale në komunitetin e tij të quajtur Graçanica Rinore Aktive, ai i’u bashkua anëtarëve tjerë të rinj të saj që po mendonin mbi një zgjidhje dhe doli me një plan për përdorimin e 22 biçikletave për të lidhur njerëzit e ngujuar në shtëpitë e tyre me prodhuesit lokal që e kishin te vështirë të shisnin prodhimet e tyre. "Misioni ynë është të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për produkte por që nuk mund të dalin jashtë, dhe njëkohësisht t’u ndihmojnë prodhuesve lokal të shesin produktet e tyre. Ne filluam duke ftuar vullnetarët tanë që të na bashkëngjiten, ndërsa javën e kaluar krijuam një faqe interneti."

Qytetarët e vetë-karantinuar opo të detyruar të qëndrojnë në shtëpi mund të përdorin platformën onllajn për të porositur produkte lokale nga një gamë e gjërë shitësish lokal. Një vullnetar nga Graçanica Rinore Aktive merr porosinë përmes internetit për të shkuar në ndonjë dyqan ushqimor, restorant, serrë, apo edhe ndonjë barnatore për të siguruar produktin e kërkuar. Vullnetari më tej e dërgon atë me biçikletë deri te shtëpia e qytetarit në nevojë.

Me 75 vullnetarë të shpërndare në të gjitha fshatrat e Graçanicës, të rinjtë mund të bëjnë dërgesa të porosive në pothuajse çdo vend brenda komunës. Megjithatë, sasia e sendeve që ata mund të fusin në një çantë shpine apo një shportë e kufizon madhësinë e dërgesave që mund të realizojne. "Ne po shtojmë produkte të reja çdo ditë në faqen tonë të internetit dhe realizojmë rreth 5-10 dërgesa në ditë. Por ne nuk mund të marrim përsipër dërgesa të mëdha tani për tani, sepse nuk kemi rimorkio të biçikletave. Ne po përdorim biçikleta qyteti dhe ato malore për dërgesa të porosive," thotë Petri. Të rinjtë u kanë vendosur shporta biçikletave të destinuara për të eksploruar qytete dhe zona malore, por Petri shpreson që së shpejti do të kenë biçikleta të aftësuara për të bartur ngarkesa mallërash dhe do të mund të marrin përsipër dërgesa porosish me peshe deri në 50 kilogramë.

Të rinjtë e Gracanicës aktualisht ofrojnë shërbimin e dorëzimit të gjësendeve të porositura me biçikleta falas, si për blerësit ashtu edhe shitësit, por planifikojnë që shërbimet e veta t’i bëjnë me pagesë pasi të përfundojë kriza. Si rezultat i pandemisë globale, ajo që filloi si një model i qëndrueshëm biznesi me biçikleta po shndërrohet në një tjetër. Sidoqoftë, ajo që është e sigurt të mbetet e pandryshuar edhe pas krizës është përkushtimi i të rinjve të Gracanicës për të përdorur biçikletat e tyre në të mirë të rrethit shoqëror dhe për zhvillim ekonomik të komunitetit të tyre.