NDËRMARRJA ENERGJETIKE E KOSOVËS E PËRKUSHTUAR NDAJ FUQIZIMIT EKONOMIK TË GRAVE

Speeches Shim

E martë, 21 prill, 2020
Dukja e posterit për prezantimet Secila për të Barabartat e Kosovës
USAIDKosovo

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) i’u bashkua fushatës #SecilapërtëBarabartat (#Each4Equal). Si pjesë e kësaj fushate mbarëbotërore, KOSTT-i prezantoi gratë udhëheqëse të ndërmarrjes komunale dhe përpjekjet që ato bëjnë për të siguruar barazinë gjinore.

#SecilapërtëBarabartat, që është sllogani i Ditës Ndërkombëtare të Grave sivjet, theksoi rëndësinë e barazisë gjinore si çelës për zhvillim të hovshëm të ekonomisë dhe komuniteteve. KOSTT-i prezantoi pesë tregime personale, të cilat përfshinë gratë e punësuara në menaxhim, financa dhe inxhinieri. Gratë e paraqitura diskutuan mbi pengesat me të cilat ato përballen si gra të angazhuara në sektorin energjetik dhe mbi atë se si tejkalimi i këtyre sfidave i bën ato më të forta. Atoa gjithashtu bartën mesazhet e tyre frymëzuese për vajzat e reja të Kosovës.

Gratë mbajnë një të tretën e pozitave menaxheriale në KOSTT, ndërsa një e katërta e inxhinierëve të elektroteknikës në këtë ndërmarrje janë gra. KOSTT-i merr pjesë në programin global të USAID-it Shërbimet Komunale që Dhurojnë Jetë (Engendering Utilities), dhe pjesëmarrja e tij në fushatën #SecilapërtëBarabartat ishte një mundësi shtesë për të treguar përkushtimin ndaj fuqizimit ekonomik të grave.