TË DIPLOMUARIT E SHKOLLËS SË RE TË MEDIAVE PO SHFRYTËZOJNË SHKATHTËSITË E ZHVILLIMIT TË FUSHATAVE DIXHITALE NË KOHËRA TË PASIGURTA

Speeches Shim

E martë, 21 prill, 2020
Diskutim mbi mundësitë e përdorimit praktik të mediave sociale
NDI Kosovo per USAID Kosovo

Grupi më i rishtë i vijuesve të Shkollës së Mediave të Reja u diplomua zyrtarisht në fillim të marsit 2020. Shkolla e Mediave të Reja është një program intensiv dhjetë-mujor i organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar me financim të USAID-it. Që nga maji i vitit 2019, pjesëmarrësit multi-etnikë mësuan dhe ushtruan shkathtësitë e përdorimit të mediave sociale në zhvillimin e fushatave dixhitale. Përfaqësues të partive politike të Kosovës dhe organizatave joqeveritare u mblodhën më 4 mars për të festuar diplomimin e 23 grave dhe burrave të rinj që përbënin grupin e pestë të vijuesve të Shkollës së Mediave të Reja. Të diplomuarit e rinj përfaqësonin parti të ndryshme politike rinore dhe organizata joqeveritare nga komunitetet pakicë anembanë Kosovës. 

Në kuadër të këtij programi, vijuesit e tij të cilët përfaqësonin komunitetet serb, boshnjak dhe rom, formuan dy grupe për udhëheqje të fushatave dixhitale bazuar në interesa apo brenga të përbashkëta të komuniteteve të tyre. Njëri grup synoi të rrisë nivelin e vetëdijes mbi deponitë e paligjshme të mbeturinave dhe të avokojë për ndryshim të sjelljes lidhur me menaxhimin e mbeturinave; ndërsa grupi tjetër synoi të promovonte vlerat natyrore dhe kulturore të qyteteve të tyre së bashku me tregimet e tyre personale si një mënyrë për të rritur turizmin. Ekspertët dhe mentorët ndërkombëtarë lehtësuan procesin mësimor dhe trainuan vijuesit e programit në kombinimin e meësimit teorik me aktivitete ndërtuese të shkathtësive. Metodologjia e të mësuarit përmes të bërit u mundësoi vijuesve të programit të zbatojnë praktikat më të mira në angazhimet e tyre aktuale politike dhe shoqërore.

Përderisa masat aktuale të distancimit social po i mbajnë qytetarët në shtëpi, të diplomuarit e Shkollës së Mediave të Reja tashmë po i aplikojnë shkathtësitë për të zhvilluar fushata dixhitale, të fituara rishtazi, në praktikë, duke ndërgjegjësuar publikun lidhur me udhëzimet zyrtare për masat mbrojtëse dhe ndikimin që ato po ushtrojnë në komunitetet e tyre. Vijuesit e programit po i vënë në përdorin njohuritë dhe shkathtësitë e tyre për të ndihmuar partitë politike dhe organizatat joqeveritare të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me zgjedhësit e tyre dhe pjestarët e komunitetit - madje edhe t’u sigurojnë ndihmë pjestarëve të moshuar të komuniteteve të tyre.