KOSOVA NIS MËSIMIN PËRMES INTERNETIT GJATË PANDEMISË

Speeches Shim

E martë, 21 prill, 2020
Nxënësja e lumtur që mund të komunikojë onllajn me mësimdhënësin e saj
Xheraldina Cernobregu, USAID

Partneri i USAID-it Qendra për Arsim e Kosovës nisi më 16 mars një platformë të internetit për t'u mundësuar fëmijëve shkollor qasjen në leksione. Mësimi onllajn është pjesë e një përpjekjeje me shtrirje në mbarë vendin për t'i mbajtur nxënësit e Kosovës të angazhuar rreth mësimit në shtëpi, gjatë kohëzgjatjes së periudhës në të cilën shkollat po qëndrojnë të mbyllura. Kjo është nisma e parë e mësimit përmes internetit në Kosovë dhe plotëson përpjekjet që po bën Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për t'i bërë të disponueshme onllajn video leksionet për klasët 1-5. Falë punës së zellshme të partnerëve të USAID-it, Mileniumit të Tretë dhe Qendrës për Arsim të Kosovës, mësimet shkollore, duke filluar nga foshnjorja deri në klasën e 12-të, janë të qasshme përmes internetit për numrin e gjithmbarshëm prej 345,540 nxënësve, filloristë e të shkollave të mesme, në Kosovë. 

Platforma e të mësuarit onllajn "M3 - eLearning" i organizon leksionet në gjashtë kategori të ndryshme, një për çdo ditë të javes dhe një për fundjavë. Secila skedë (apo "tab") në faqen e internetit i përgjigjet një lënde kryesore, e cila lidhet me mësimet e grupuara sipas javës dhe më tej ndahet sipas vitit shkollor (klasëve). Orari javor me skeda është si vijon: Gjuha shqipe dhe komunikimi të hënën, matematika dhe TIK-u të martën, gjuha angleze dhe ajo gjermane të mërkurën, shkencat natyrore të enjten, shkencat shoqërore të premten si dhe artet dhe edukimin fizik gjatë fundjavës. Leksionet ofrojnë mësime në forma të ndryshme për secilën grupmoshë, duke përdorur formularët e Google-it, prezantimet PowerPoint, video dhe audio inçizimet, takimet Zoom dhe mjetet tjera onllajn. Mësimdhënësit komunikojnë me nxënësit dhe prindërrit përmes formave të ndryshme të komunikimit virtual, ku nxënësit dorëzojnë detyrat e kryera që u kanë parashtruar mësimdhënësit e tyre përmes postës elektronike, Viber-it, ose aplikacioneve të tilla si, Google klasa, Google ora e mësimit, ose thjesht duke klikuar "dorëzo" në fund të një formulari Google.Qendra për Arsim e Kosovës aktualisht është partneri kryesor i USAID-it për aktivitetin Mbështetja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt, i cila përgatit të rinjtë kosovarë për jetën dhe punën në shekullin 21. Ky aktivitet pesëvjeçar formëson punësueshmërinë dhe shkathtësitë sipërmarrëse tek rinia e Kosovës si dhe qëndrimin pozitiv ndaj së ardhmës së tyre.