Speeches Shim
Duke qenë djalë qyteti, Trimor Hysenit 27-vjeçar as në ëndërr nuk i kishte shkuar ndërmend që një ditë do të bëhej fermer i mjedrave dhe frymëzim për të rinjtë në Kosovë.
Dy nga mikeshat e saj të afërta nga universiteti do të martohen në Indi këtë dhjetor. Por, për fat të keq, Lavdi Zymberi nuk mund të jetë atje për to. Edhe pse ajo udhëtimin nëpër botë e ka pasion, si shumë nga bashkëqytetarët e saj, ajo përballet me një sfidë: me një listë shumë të kufizuar të vendeve ku mund të udhëtojë. India nuk është në atë listë.
Fusha është një nga 185 kosovarët që fituan bursë për studime të magjistraturës në Shtetet e Bashkuara nga Programi për Lidership Transformues - Bursat dhe Partneritetet në kuadër të USAID-it. Koha e saj në Universitetin Shtetëror të Kolorados duke ndjekur studimet në programin MBA për Ndërmarrje Globale Sociale dhe të Qëndrueshme ndihmoi që ajo të transformohet, si personalisht ashtu dhe profesionalisht.
SUMMARY
Qershor 2017 — Krijimi i mundësive afariste për ndërmarrjet kosovare është thelbësor për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë. Njëra nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen në vazhdimësi ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të) janë mundësitë e kufizuara për sigurimin e financimit.
Prill 2017— Viteve të fundit, disa qeveri lokale në Kosovë kanë përmirësuar shërbimet për qytetarët e tyre si pjesë e përpjekjeve për arritje të një qeverisjeje komunale më efikase. Megjithatë, përkundër përmirësimit të shërbimeve të gjendjes civile, komunat e Vushtrrisë, Pejës dhe Shtërpcës ballafaqoheshin me vështirësi si pasojë e rritjes së kërkesave për çertifikata të gjendjes civile, si ato të lindjes, gjendjes martesore dhe vendbanimit.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.