Speeches Shim
Ariana Canhasi, e entuziasmuar dhe e frymëzuar nga studimet e saj tre vjeçare në Dizajn të brendshëm në Institutin e Dizajnit në Florencë të Italisë, u kthye në Kosovë, me diplomë në dorë, me synimin që të punojë për kompaninë e vogël të familjes së saj për përpunimin e drurit. Nuk është saktësisht dizajn i brendshëm, por aty diku, mendoi ajo.
Për shkak të kushteve politike në këtë vend të vogël të Ballkanit, shumë biznese kosovare e kanë të vështirë të krijojnë partneritete të reja brenda komunitetit të tyre, e lëre më të ndërtojnë besim me një biznes nga ndonjë rajon ose komunitet etnik tjetër.
USAID-i, përmes Programit të Forcimit të Sistemit të Drejtësisë (JSSP), po ndihmon gjykatat e Kosovës në zgjidhjen më efikase të lëndëve dhe reduktimin e zvarritjeve gjatë procesuimit të tyre. Pas vetëm një viti veprimtarie të tij, ky program ka arritur rezultate të konsiderueshme.
Në fshatin e Sylhane Ramadanit, në Gotovushë, lulet nuk janë thjeshtë vetëm për t’u dhuruar, por nga ato gjithashtu edhe fitohet. Fshatarët e këtij cepi malor dhe multietnik në pjesën jugore të Kosovës ende u dhurojnë lulet e rritura nëpër kopshte miqve dhe fqinjëve të tyre. Megjithatë, gjithnjë e më tepër, gratë fermere po kultivojnë, përpunojnë, dhe po u shesin lulet grumbulluesve për t’i eksportuar ato në Europë. Si rrjedhojë e këtyre shitjeve, gratë fermere të kësaj zone të thellë rurale po realizojnë të ardhura shtesë shumë të mirëseardhura.
Fitim Selimi punonte si asistent i mësimdhënjes në Shkollën e Mesme të Prishtinës kur fitoi bursën e USAID-it në vitin 2014. Dy vite më vonë, pasi mbaroi studimet postdiplomike në Universitetin Willamette, duke fituar diplomën master nga administrimi i biznesit, Selimi u kthye në këtë shkollë në cilësinë e menaxhuesit të afarizmit dhe burimeve njerëzore.
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.