Speeches Shim
Shtator 2018 – Edhe pse bujqësia ishte një rrugëtim i gjatë për Zijadin Kelmendin, ajo është më shumë se edhe një pasion për të.
“Unë kam kultivuar perime me babanë tim që kur isha 10 vjeç — bujqësia është jeta ime,” tha ai me entuziazëm. Kelmendi, i cili jeton në komunën e Rahovecit në Kosovë, tani shpreson të kultivojë një kulturë të re, e cila po fiton më shumë vëmendje në vend, në një biznes fitimprurës.
Kultivimi i speci të djegës, ose feferonit, është relativisht aktivitet i ri për fermerët e Kosovës, megjithëse USAID e kishte prezantuar më herët prodhimin e feferonave për fermerët e vegjël në rajone të ndryshme të Kosovës. Këtë vit për herë të parë, me ndihmën e programit të USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, Kelmendi ka testuar feferonin në një sipërfaqe prej 0.3 hektarësh në fshatin Bellacrk. Ai është një nga 10 fermerët që do të fillojë kultivimin e kulturës së re në kuadër të programit.
Sipas programit të USAID-it, një nga përpunuesit më të mëdhenj të pemëve dhe perimeve në Kosovë, Abi &Elif 19, ka kontraktuar qendrën e grumbullimit Agrocelina për të ndihmuar fermerët të prodhojnë feferona vendorë me farat që ata blejnë. Ndërsa, në të kaluarën, prodhimi i pakët i feferonit është bërë nga fermerët e vegjël të specit, këtë vit Abi &Elif 19 dhe Agrocelina po bashkëpunojnë për prodhimin komercial të kësaj kulture.
Është dita e tretë e vjeljes për Kelmendin dhe fermeri pret të vjelë dhe të shesë 7-9 ton feferona deri në fund të sezonit. Kjo është arsyeja pse ai punësoi 10 vjelëse sezonalë, kryesisht gra nga rajoni i Gjakovës, për të mbledhur feferonat e pjekur dhe për t'i përgatitur ata për transport në qendrën grumbulluese Agrocelina në fshatin Xërxë. Kelmendi ka një kontratë me qendrën e grumbullimit, e cila blen tërë sasinë e feferonave nga fermeri dhe e shet atë tek Abi &Elif 19 në Prizren për përpunim.
Fehim Rexhepi, pronar i qendrës së grumbullimit, është shumë i kënaqur me ngarkesën e parë të pranuar: “Cilësia e rendimentit dhe qëndrueshmëria e feferonave ka tejkaluar pritjet tona.”
Qendra tashmë ka dërguar ngarkesën e parë prej 1,000 kilogramësh tek Abi &Elif 19 për përpunim dhe ata gjithashtu kanë konfirmuar se janë të kënaqur me cilësinë e feferonit. Sipas Rexhepit, kompanitë kosovare të përpunimit çdo vit importojnë rreth 1,000 ton feferona nga vendet fqinje, derisa prodhimi i shpërndarë nga e gjithë Kosova sjell vetëm 50 ton feferona tek këta përpunues.
“Unë besoj se ky është fillimi i një rrugëtimi të madh për fermerët e Kosovës drejt zëvendësimit të importit të feferonave për përpunim,” tha Rexhepi.
Pas mbjelljes së feferonave të tij të parë në muajin maj, Kelmendi tashmë ka në plan të zgjerojë prodhimin vitin e ardhshëm pas vjeljes dhe fitimit të sukesshëm të këtij viti. “Unë nuk e kam problem punësimin e njerëzve dhe shpërndarjen e pagave të mira për punëtorët sezonalë, dhe për këtë arsye i mirëpres sfidat dhe suksesin e vitit të ardhshëm në sektorin e feferonit,” tha ai.
Programi i USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, një aktivitet pesë vjeçar i filluar me 2015, që fokusohet në rritjen e prodhimtarisë bujqësore, tregun dhe përgjigjen ndaj tregjeve. Programi është i dizajnuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë dhe konkurrueshmërinë të agrobizneseve të shënjestruara të Kosovës në tregun e brendshëm dhe eksport. Deri më sot, programi ka krijuar mbi 3,400 hektarë ferma me teknologji të përmirësuar dhe ka ndihmuar në shitje prej mbi 70 milionë dollarësh.
LINKS
Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube
Comment
Make a general inquiry or suggest an improvement.