Kosova Kalon në Metoda Moderne për Marrëveshje të Biznesit

Speeches Shim

Kosova Kalon në Metoda Moderne për Marrëveshje të Biznesit
Një nga shumë tryezat e rrumbullakëta të organizuara përmes fushatës Qiten’Letër.
Programi i USAID-it për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial
Fushata Qiten’Leter promovon përfitimet e kontratave të shkruara
“Ne kemi mësuar për rëndësinë e kontratave dhe për përfitimet kur përdorim kontrata me shkrim.”

Tetor 2017—Bizneset e Kosovës shpesh mbështeten në marrëveshje gojore ose me "shtrëngim duarsh" për të kryer transaksione biznesi në vend të marrëveshjeve me shkrim. Këto marrëveshje jo të shkruara mund të rezultojnë në komplikime të shumta.

Kur lindin mosmarrëveshjet në bazë të një marrëveshjeje verbale, palët nuk i kanë të qarta të drejtat dhe detyrimet e tyre dhe kjo shpie në keqkuptime, kushte të paqarta kontraktuale dhe vështirësi për të dëshmuar hollësitë e marrëveshjes. Kur bizneset përdorin kontrata të shkruara mirë, kushtet janë të qarta. Në rast se lindin mosmarrëveshjet, palët mund t'i referohen marrëveshjes me shkrim ose ta paraqesin kontratën si dëshmi në procedura gjyqësore ose në ndonjë procedurë tjetër.

Në vitin 2011, USAID ka lansuar fushatën Qiten’Letër, nëpërmjet Programit të Sistemeve për Përmbarimin e Marrëveshjeve dhe Vendimeve(SEAD), i cili ka përfunduar në vitin 2013. Megjithatë, fushata ka vazhduar përmes programit për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial i bazuar në sukseset e veprimtarisë së mëparshme. Fushata i edukoj bizneset për përfitimet e kontratave me shkrim me qëllim të zvogëlimit të përdorimit të marrëveshjeve gojore. Fushata pati në fokus bizneset nga sektorët e ndryshëm, përfshirë bujqësinë, shitjen me shumicë dhe distribuimin, përpunuesit e ushqimit dhe bizneset në pronësi të grave dhe pakicave. Përveç kësaj, kjo fushatë përfshiu edhe tryeza të rrumbullakëta për të trajnuar bizneset në lidhje me kurthet dhe grackat që mund të shmangen  përmes përdorimit të kontratave me shkrim. Fillimisht, ishin vetëm PSA- të megjithatë më vone u vendos që një qasje tre-drejtimëshe do të ishte më strategjike për t’i arritur etapat. Fushata gjithashtu siguroj kontrata të formës standarde të gatshme për përdorim, duke e bërë më të lehtë për bizneset që të përdorin kontrata me shkrim.

"Iniciativa ka qenë shumë e dobishme për ne, pasi që kemi mësuar për rëndësinë e kontratave dhe përfitimet nëse përdoren kontratat me shkrim", thotë Nora Zhilivoda nga Shoqata Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve. "Tryezat e rrumbullakëta janë gjithashtu të dobishme pasi që tani kemi shembuj të kontratave që ne mund t’i modifikojmë dhe përdorim si dhe të mësojmë më shumë për atë çka përmban hollësisht kontrata".

Deri më sot, mbi 400 përfaqësues të biznesit në të gjithë Kosovën kanë marrë pjesë në tryeza të rrumbullakëta të cilat janë realizuar në të gjitha rajonet e Kosovës. Shumë nga bizneset dhe sipërmarrësit në këto komunitete të largëta pohojnë se, po të mos ishte kjo fushatë, ata nuk do të kishin qasje në informata të tilla të dobishme për themelimin ose rritjen e biznesit të tyre.

Në vitin 2011, 2014 dhe 2015 u realizua sondazhi mbi përdorimin e kontratave me shkrim për të matur numrin e bizneseve që përdorin kontrata me shkrim në vend të atyre me gojë. Përfaqësues të 900 bizneseve në mbarë Kosovën iu përgjigjën këtij sondazhi. Në vitin 2011, 67 përqind e bizneseve rregullisht përdornin kontrata me shkrim. Ky numër u rrit në 82 përqind në vitin 2015, duke reflektuar një rritje prej 15 përqind nga viti 2011 deri në vitin 2015.

Programi i USAID për Përmbarim dhe Legjislacion Komercial është një program pesëvjeçar për të përmirësuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për të krijuar një mjedis më të mirë biznesor për zhvillim ekonomik dhe investime. Programi synon të ndihmojë institucionet e Kosovës për të përmirësuar zbatimin e aktgjykimeve civile, për të zvogëluar ndjeshëm numrin e lëndëve të grumbulluara gjyqësore dhe për të fuqizuar kornizën ligjore dhe sistemet për përmbarim dhe legjislacion komercial, duke përfshirë edhe fushat për falimentim dhe ndërmjetësim.

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube