Një e ardhme e ndritur për energjinë solare në Kosovë

Speeches Shim

Një e ardhme e ndritur për energjinë solare në Kosovë
Jaha Solar aktualisht eksporton panele solare tek fqinjët e rajonit, duke përfshirë Malin e Zi dhe Turqinë.
USAID EMPOWER Sektori Privat
Prodhimi i paneleve solare intensifikohet në Ballkanin Perëndimor
"Çmimi i rrymës ishte aq i lartë unë [dyshova] se mos ishte një gabim. Në të vërtet nuk ishte një gabim.”

Shtator 2018 – Pas shumë viteve të të jetuarit dhe punës në Gjermani, Fadil Hoxha është kthyer në atdheun e tij në Kosovë në vitin 1999 pas luftës shkatërruese të këtij vendi.

“Ekonomia nuk funksiononte në atë kohë, dhe çdo gjë duhej filluar nga zeroja,” thotë ai.

Duke vërejtur një mundësi të qartë biznesi, Hoxha filloi me importimin e makinerisë shpuese për prodhimin e materialeve të lëndës së parë të nevojshme për rindërtimin e pas luftës. Pasi që kishte kaluar kohë jashtë vendi, Hoxha ishte entuziast për të bërë diçka të mirë për vendin e tij, por kur erdhi koha të paguaj faturën e rrymës, ai vërtet ishte habitur.

“Çmimi i rrymës ishte aq i lartë sa që isha detyruar për t’u  konsultuar me [kompaninë e rrymës] për të shikuar nëse ishte një gabim. Në të vërtet, nuk kishte ndonjë gabim.”

Gjatë viteve të kaluara, kostot e energjisë në Kosovë kanë qenë në ngritje, dhe ndërprerjet e rrymës janë bërë rutinë pasi që vendi mbështetet në elektrana të vjetruara me thëngjill dhe në rezervat e linjitit te cilat nuk janë rinovuese dhe ndotin ambientin në masë të madhe.

Një faturë e lartë e rrymës ka mjaftuar për ta nxitur Hoxhën për të siguruar një formë alternative të energjisë. “Unë isha në shtëpi me djalin tim, dhe i thash se do jemi të parët që do hapim kompaninë e parë solare”, tha ai.

Duke mbajtur fjalën e tij, në vitin 2015, Hoxha dhe partnerët e tij në biznes hartuan një plan, dhe brenda 10 ditëve ata kishin blerë një fabrikë dhe filluan përgatitjet për kompaninë e parë Kosovare për panele solar fotovoltaike, Jaha Solar.

Megjithatë, para se Jaha Solar mund të fillonte me shitjen e paneleve solare, duhej të siguronte certifikimin e produkteve për t’i siguruar blerësit që panelet ishin të cilësisë së lartë. Duke kërkuar një partner të besueshëm dhe të sinqertë, Hoxha ju drejtua projektit të USAID-it EMPOWER Private Sector, një projekt pesëvjeçar që synon të krijoj vende pune në Kosovë duke ju ndihmuar bizneseve për identifikuar dhe ndjekur mundësitë për rritje. USAID-i ka ofruar bashkëfinancim për Jaha Solar për të siguruar 14 certifikime të produkteve. Me këto certifikime, Jaha Solar mund t’i shes panelet solare në Kosovë dhe jashtë saj.

Jaha Solar ka debutuar me produktet e veta në Festivalin e parë të Gjelbër të Kosovës në maj të vitit 2016 të sponsorizuar nga USAID. Në këtë festival, Hoxha dhe përfaqësues tjerë të Jaha Solar prezantuan produktet para qindra pjesëmarrësve, duke përfshirë edhe biznese tjera të gjelbra, që ka shtruar rrugën për partneritete tjera në promovimin dhe ngritjen e vetëdijes lidhur me energjinë rinovuese në Kosovë.

Tani rishtazi, Jaha ka filluar punën me Projektin e Çative Solare, një pilot projekt i financuar nga USAID për instalimin e paneleve fotovoltaike tek bizneset e vogla dhe shtëpitë në zona rurale. Bizneset e vogla aktualisht paguajnë tarifat më të larta në Kosovë, dhe shtëpitë në zona rurale përballen më së shumti me ndërprerje të energjisë. Duke i instaluar këto panele, USAID dhe Jaha Solar po stimulojnë interesimin në energji solare si një burim energjie jo i kushtueshëm dhe i besueshëm; në të cilat raste 30 për qind e çmimit për KW është subvencionuar nga Jaha Solar dhe USAID, ndërsa pjesa tjetër është mbuluar nga përfituesi.

Pasi që Jaha Solar është i vetmi prodhues në rajon i paneleve solare fotovoltaike, kërkesa për produktet e tyre është në rritje në shtetet e Bashkimit Evropian, Ballkanin Perëndimor dhe më tej. Kompania eksporton drejt Maqedonisë, Turqisë, Iranit dhe Burkina Fasosë. Më herët gjatë këtij viti, kompania ka nënshkruar dy kontrata me firma të mëdha në Mal të Zi.

Kjo kërkesë do i shërbejë mirë Hoxhës për të vazhduar si kampion i energjisë diellore në Kosovë, dhe në punën drejt një të ardhme më të mirë për vendin e tij. Koha për këtë nuk mund të ishte më e mirë se kaq, pasi që Kosova dhe fqinjët e saj rishtazi janë zotuar për shfrytëzimin e burimeve rinovuese, duke përfshirë Erën dhe Ujin për 20 për qind të nevojave të tyre për energji në vitet vijuese. Për t’i ndihmuar vendit në arritjen e këtij synimi, projekti i USAID-it, që filloi në vitin 2014, ka ndihmuar në krijimin e 300 vendeve të punës në sektorin e energjisë në Kosovë deri tani.

Projekti EMPOWER Private Sector ka ndihmuar rreth 370 biznese për të zgjeruar prodhimin dhe shitjet. Duke mbështetur dhe inkurajuar mundësitë e rritjes, USAID ka stimuluar 83.3 milion dollarë në shitje tek kompanitë përfituese dhe ka ndihmuar në krijimin e rreth 3,000 vendeve të punës që nga viti 2015. 

 

LINKS

Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube