Furra e vogël, suksesi i madh: Nga Kosova, storie mbi tejkalimin e vështirësive dhe rritjen

Speeches Shim

Storie mbi tejkalimin e vështirësive dhe rritjen
Bojan dhe Dragica Antonijeviq, pronarët krenarë të një furre të vogël të suksesshme, shpresojnë që të vazhdojnë me rritjen e tyre.
USAID Empower Private Sector
Si arriti një biznes i themeluar në shtëpi të depërtojë në treg dhe të fitojë ndjekës
“Kur e nisëm punën tonë fillimisht, asnjëherë nuk më shkoi mendja se do të bëheshim kaq të mëdhenj. Kurrë nuk kam menduar se do të arrijmë në këtë fazë të rritjes.”

Korrik 2018 – Pasi Dragica Antonijeviq humbi vendin e saj të punës në fabrikë në vitin 2009, ajo filloi të mendonte për mënyrat se si do të mund të mbështeste familjen e saj financiarisht. Me dy fëmijë dhe bashkëshortin e papunë, asaj i’u desh të gjente mënyrë për të gjeneruar të ardhura për mbijetesë. 

E pajisur plotësisht me reçetat familjare që asaj i’a  kishin kaluar gjyshja dhe nëna, Dragica filloi një biznes të furrëtarisë. Duke përdorur mjetet dhe pajisjet që kishte në shtëpi – vetëm tri enë, një furrë të vogël dhe një frigorifer – Dragica filloi të prodhojë ëmbëlsira dhe produkte tjera të pjekura. Mirëpo, ajo me vështirësi gjente njerëz dhe dyqane që do të blinin kreacionet e saj.  

Dragica e vendosur që të njoftonte njerëzit për produktet e saj, ajo filloi të shkonte derë më derë duke i’u lutur pronarëve të dyqaneve që të provonin ato që ajo kishte pjekur.

“Askush nuk dinte për cilësinë e produkteve të mia, prandaj vendosa që vetë të gjeja tregun tim,” kujton ajo.

Pak nga pak, Dragica arriti të bindë pronarët e dyqaneve të ndryshme në rrethinën ku ajo jeton në veriun e Kosovës, që të mbajnë produktet e saj. Me rritjen e popullaritetit të produkteve të saj, ndërmarra e saj – e emërtuar Milloshi dhe Marta sipas fëmijëve të saj – filloi të pranojë më shumë porosi.  Dragica dhe bashkëshorti i saj Bojani ishin të ngazëllyer nga rritja e kërkesës për produktet e tyre, mirëpo u ndeshën me një problem të ri: arritjen e prodhimit të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën e klientëve me pajisjet ekzistuese që kishin.

Në vitin 2015, çifti aplikoi për grant në kuadër të një programi të USAID-it për të plotësuar një kredi që paraprakisht e kishin siguruar, dhe kështu ata blenë pajisjet e reja për pjekje duke përfshirë një furrë të kapacitetit komercial dhe një mikser. Ata gjithashtu ndërtuan një impiant më të madh për të rritur prodhimin dhe diversifikuar gamën e produkteve.

Pas këtyre përmirësimeve të bëra dhe rritjes së vazhdueshme të prosive që pranonin, Millosi dhe Marta punësuan nëntë punonjës shtesë, i dhanë një shtytje prodhimit dhe fituan një kontratë të madhe për furnizimin me produkte të pjekura të qendrs kryesore universitare të studentëve në veriun e Kosovës. Ndërmarrja gjithashtu filloi me dërgesat e saj të produkteve në pjesë të ndryshme të Kosovës si dhe në Serbinë fqinje.

Nga marrja e mbështetjes së USAID-it, ndërmarrja katërfishoi shitjet e saj.

Ndihma e USAID-it shënoi një pikë kthesë në afarizmin tonë, thotë Dragica. “Po të mos ishte mbështetja e USAID-it, ne nuk do të kishim as buxhetin dhe as kapacitetin për të arritur suksesin që aktualisht po përjeton biznesi ynë.”

Këto ditë, Dragica është e lumtur që klientët po vijnë tek ajo dhe se më nuk ka nevojë të shkojë dhe të kërkojë nga njerëzit që të provojnë ëmbëlsirat e saj. Ajo dhe Bojani tani janë të përqëndruar në mbajtjen e hapit me numrin e madh të porosive. “Shpresojmë që deri në vitin 2020 të ndërtojmë një imiant dykatësh prodhimi. Një rritrje e tillë do të na mundësojë të punësojmë më tepër njerëz, të zgjërojmë afarizmin dhe të depërtojmë në më shumë tregje,” thotë Bojani. 

“Suksesi ynë, kur kemi parasysh nga ku jemi nisur dhe çka kemi arritur deri tash, na bën shumë krenar,” thotë Dragica.

Projekti pesëvjeçar i USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat synon të krijojë vende të reja pune në Kosovë duke u ndihmuar bizneseve që të identifikojnë dhe shfrytëzojnë mundësitë për rritje. Deri më sot, ky projekt, i cili filloi në vitin 2014, ka ndihmuar 364 ndërmarrje të Kosovës – siç është Milloshi dhe Marta – të zgjërojnë si prodhimin e tyre ashtu edhe shitjen. Përmes nxitjes dhe inkurajimit për shfrytëzimin e mundësive të rritjes, USAID-i ka stimuluar shitjet në vlerë prej 83.3 milion dollarë amerikan në mesin e ndërmarrjeve përfituese të tij duke ndihmuar njëherit edhe krijimin e rreth 3.000 vendeve të reja të punës nga viti 2015.          

 

LINKS

 Follow @USAIDKosovo, on Facebook, on YouTube